Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ACIDI
Admin
Admin
ACIDI


Numri i postimeve : 221
Age : 31
Nga Jeni : Deqan
Registration date : 19/12/2008

10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë Empty
MesazhTitulli: 10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë   10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë I_icon_minitimeTue Jul 07, 2009 12:19 pm

10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë F.0616175831551_m
Portali IPKO merr njohje ndërkombëtare për përdorim inovativ të teknologjisë në shërbim të qytetarëve, nga lideri botëror i softuerit, teknologjisë dhe video përmbajtjes, kompanisë EarthCam.

Paneli i njërës nga faqet kryesore për video përmbajtje, teknologji dhe softuer ka zgjedhur 10 kamerat më të popullarizuara në botë. Kamera e portalit IPKO është zgjedhur si kamera e dytë më e mirë në ueb-in botëror.

“Kriteret për përzgjedhjen e kamerave më të mira në web përfshijnë: kualitetin e fotografisë, përmbajtjen unike, dhe arritjet teknike në teknologjinë e kamerave. Këto janë disa nga kamerat që na kanë argëtuar, dhe na kanë mahnitur, duke na lënë pa fjalë”, shkruan EarthCam.

Përmes kësaj kamere vizitorët nga tërë bota mund të shohin qytetin, motin që mbretëron në qytet, horizontin, si dhe trafikun lokal. Kamera rrotullohet për 360 shkallë dhe lëshohet përmes Windows Media Player, në kualitet të jashtëzakonshëm dhe zoom të plotë. Kamera e portalit IPKO është e vendosur në ndërtesën e Radio Kosovës në qendër të Prishtinës.

Përmes kësaj kamere, portali IPKO iu mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të kenë vendlindjen e tyre më afër, duke iu mundësuar atyre që të jenë virtualisht në Prishtinë, ndërsa banorëve lokal tu ofrojë një mundësi që të informohen për trafikun lokal dhe motin, në një formë shumë informative dhe argëtuese njëkohësisht.

EarthCam është lider i njohur botëror në industrinë e teknologjisë, softuerit kompjuterik dhe video përmbajtës në ueb. Kompania EarthCam mban aleanca strategjike me liderët botëror si: MSN, Yahoo!, AOL/TimeWarner, ESPN, Ford, CNN, NFL, Ëeather.com, Discovery.com, Sprint / Nextel dhe Microsoft.

Kompania EarthCam është themeluar në vitin 1996, dhe merret me zhvillimin e softuerëve kompjuterik, infrastrukturës së rrjetit, dhe njëkohësisht ofron ekspertizë teknike, e cila ia mundëson asaj që të ofrojë me miliona pamje të drejtpërdrejta nga mijëra kamera në tërë botën.

Lexoni më shumë në: http://earthcam.com/topten.php[b][i]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.sgh-team.tk
 
10 kamerat kryesore në botë: ipko.net zë vendin e dytë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vdekja e dytë e Gjergjit*
» Marrëdhënie seksuale në vendin e punës, gjithçka OK!
» "IPKO Auto Connection"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet e portalit :: Lajmet e portalit-
Kërce tek: