ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marrëdhënie seksuale në vendin e punës, gjithçka OK!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ACIDI
Admin
Admin


Numri i postimeve : 221
Age : 24
Nga Jeni : Deqan
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Marrëdhënie seksuale në vendin e punës, gjithçka OK!   Fri Jan 23, 2009 6:55 pm

Hulumtimet e fundvitit kanë vënë në pah disa rezultate të "shfrenuara"! Nga një anketë e realizuar te 5000 gra, 28% e tyre kanë pranuar se kishin kryer marrëdhënie
seksuale me kolegun e punës, pa marrë parasysh janë në lidhje serioze apo jo. Lidhjet dhe aventurat në vendin e punës nuk janë aq të pazakonta si dikur, ndërsa as tabu tema nuk janë, me që tani flitet lirshëm në kolegjiumin e kompanive për këto dukuri!

Studimi më i ri ka sjellë në dritë fakte tmerruese, ku 1/3 e të anketuarve kanë pasur seks përgjatë mbrëmjeve të organizuar nga kompanitë, ndërsa gjysma e tyre janë puthur me shefin e tyre, kolegun apo kolegen. 25% e të anketuarve kanë arritur të ruajnë lidhjen e "lindura" në zyrat e kompanive, ndërsa 64% e tyre argëtimin e tillë e kanë përjetuar si një aventurë për një natë.

Është shumë e arsyeshme se koha e gjatë e kaluar me kolegët dhe shefin mund të ndikoj në afërsinë intime, por në vendet ku liria e të vepruarit është më e madhe, kjo dukuri ka marrë përmasa shqetësuese, në kontekst moral. Por, kur është në pyetje shefi, drejtori apo kolegu, duhet të jeni objektiv dhe të kërkoni të vërtetoni se çka ju tërheq në të vërtetë – fuqia e funksionit apo thjesht tërheqje emotive. Seksi me njerëz të ‘’mëdhenj’’ mund të jetë interesant, argëtues, eksploziv, por gjithmonë më pas parashtrohet pyetja – "Çka më tutje?" Festat do të kalojnë, alkool dhe liri të shfrenuar nuk do të ketë, ndërsa ju jeni të dënuar të punoni dhe funksiononi sikur asgjë të mos kishte ndodhur!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.sgh-team.tk
 
Marrëdhënie seksuale në vendin e punës, gjithçka OK!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Diskutime të ndryshme (¯`·., :: Bota Erotike-
Kërce tek: