Nëse keni probleme me duart apo preferoni të përdorni miun për të shkruar, mund t’ju vijë në ndihmë tastiera e Windows-it. Shkoni te Start/All Programs/Accessories/Accessibility dhe klikoni “On-Screen Keyboard”. Klikoni OK për të zbrazur dritaren dhe më pas nisni të shkruani. Windows ju lejon ta konfiguroni “tastierën” në mënyrë të tillë që butonat të shtypen vetë, thjesht duke kaluar mbi ta kursorin e miut. Këtë opcion dhe intervalin midis dy karaktereve mund ta aktvizioni duke zgjedhur “Typing Mode” te menyja Settings.