Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 tricka per tastier

Shko poshtë 
AutoriMesazh
goni
S.Moderator
S.Moderator
goni


Numri i postimeve : 84
Registration date : 24/01/2009

tricka per tastier Empty
MesazhTitulli: tricka per tastier   tricka per tastier I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:26 am

Tasti Windows + E
Në varësi të punës që bën dhe kohës që kalon përpara një kompjuteri, shkurtoret e tastierës të kursejnë mjaft kohë. Ja në një shembull tipik: Kjo shkurtore ju lejon të hapni Windows Explorer-in vetëm me anë të një kombinimi tastash.


Tasti Windows + M
Kjo shkurtore duhet mbajtur mend kur je në punë dhe vetëm punë që s’po bën, pasi të mundëson të minimizosh të gjitha dritaret që ke hapur, duke e shfaqur sfondin të pastër. Për t’i rihapur të gjitha dritaret shtypni tastin Windows + Shift + M. Një tjetër mënyrë e shpejtë është edhe nëpërmjet Windows + D, e cila shfaq desktopin. Për t’i rihapur sërish, mjafton të përsëritni kombinimin e mësipërm. Mbajeni mend këtë shkurtore herën tjetër kur drejtori të vejevijë nëpër zyrë

Alt + Tab
Kjo ju lejon të kaloni lehtësisht nga njëra dritare në tjetrën. Nëse po punoni në Word dhe ju duhet diçka në Internet Explorer, për shembull, mund të kërceni sakaq nga njëri program te tjetri. Këtë shkurtore mund ta përdorni edhe për të ndërruar dritaret brenda të njëjtit program. Funksion të ngjashëm ka edhe shkurtorja Windows + Tab: Në XP të lejon të lundrosh përmes shiritit të detyrave (taskbar), ndërsa në Vista aktivizon aplikacionin Flip 3D, për të realizuar të njëjtën ide, por me efekte grafike shumë më zbavitës.



Alt + F4
Kjo shkurtore është një mënyrë e shpejtë për të mbyllur një dritare apo çdo program. Alt + Tasti i Hapësirës +C dhe Ctrl +w bëjnë të njëjtë gjë. Secila prej tyre ju mundëson të mbyllni një dritare, pa qenë e nevojshme të përdorni miun për të klikuar X-in në qoshen e djathtë sipër.



Ctrl + Shigjeta
Në Microsoft Word, kombinimi i Ctrl me shigjetën e majtë ose të djathtë shërben për të lëvizur kursorin në fillimin e fjalës paraardhëse ose në fjalën pasardhëse. Kombinimi me shigjetën lart dhe poshtë bën të njëjtën gjë me paragrafet. Kjo është mjaft e dobishme kur ju duhet të korrektoni një dokument.



Shift + Delete
Nëse dëshironi të fshini një skedar dhe s’doni ta shihni më me sy, as në Koshin e Riciklimit, kjo është shkurtorja e duhur për ju. Veçse ndajeni mendjen më parë që skedari nuk do t’ju duhet më kurrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
tricka per tastier
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Paneli i Kontrollit (¯`·., :: Programe-
Kërce tek: