ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Parandaloni pranimin e mesazheve spam në e-mail

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
N!T!
V.I.P.
V.I.P.


Numri i postimeve : 153
Age : 21
Nga Jeni : strellci
Registration date : 20/12/2008

MesazhTitulli: Parandaloni pranimin e mesazheve spam në e-mail   Sat Dec 20, 2008 12:49 pm

Një numër mjaft i madh mesazhesh (spam) të bezdisin jetën përditë në internet. Megjithëse nuk ka një zgjidhje të përsosur për ta mbajtur kutinë e postës elektronike të pa prekur, ekzistojnë disa hapa shumë të thjeshtë, që ju ndihmojnë të tejkaloni këto probleme.
Mbroni adresën e-mail
Shumë programe për spam operojë në Faqe të ndryshme, duke kërkuar adresa e-mail. Nëse postoni adresën tuaj në mënyrë publike, në çdo vend (në Faqe, forume diskutimi, apo në librin e vizitorëve) atëherë, shumë shpejt adresën tuaj do ta gjejë ndonjë program “bots” dhe do ta radhisë në listën e tij të spam. Gjithë adresat e mbledhura në shumicën e rasteve ruhen nëpër CD, që më vonë dërguesit e spamit t’i përdorin për t’ju bombarduar me postë të padëshiruar.
Këshillë: Mos jepni adresën kudo që ju del një faqe e ju a kërkon. Mund të përdorni mënyra tjera për të shkruar adresën që njerëzit mund ta lexojnë por programet “bots”, jo. Shembull, në vend që të shkruani “ elmedin@shembull.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it ” mund të përdorni “burim at shembull dot com”.
Shkruani ndonjë adresë e-mail të re kur ju kërkohet patjetër, por mos i kushtoni vëmendje kur merrni një të tillë ( shembull kur postoniinternetnë librin e vizitorëve) Mbani një adresë private, me të cilën komunikoni vetëm me miqtë dhe familjen. Mos përdorni asnjëherë këtë e-mail në ndonjë Faqe në Rrjet. Mendohuni mirë para se ta publikoni në Faqen tuaj adresën dhe përdorni mjetet për shifrim të adresës.Përdorni një formular për përshtypjet e vizitorëve në vend të adresës e-mail.
Përdorni një adresë jo të zakonshme
Disa programe për spam gjejnë adresa të ndryshme duke gjeneruar kombinime me anë të mjeteve automatike. Shembull gjenerojnë një listë si aaaaa@hotmail.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , aaaab@hotmail.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , aaaac@hotmail.comThis e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it etj. Gjithashtu përdorin një listë të fjalëve të emrave dhe mbiemrave për të gjeneruar adresa që janë më të dëshiruarat.
Gjithsesi, shumica e adresave të gjeneruara në mënyrë automatike aktualisht nuk ekzistojnë, por përdoruesve të spamit nuk u prish punë kjo, derisa dërgimi i një e-mail ka një çmim mjaft të lirë. Këshillë: Zgjidhni një adresë me më shumë se 8 karaktere. Mos u jepni kurrë një adresë që është e njëjtë me emrin dhe mbiemrin tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.dj-niti-a.piczo.com
 
Parandaloni pranimin e mesazheve spam në e-mail
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Paneli i Kontrollit (¯`·., :: Tutorials & Mesime-
Kërce tek: