ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Që kompjuterët në rrjet të shohin njëri-tjetrin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
N!T!
V.I.P.
V.I.P.


Numri i postimeve : 153
Age : 21
Nga Jeni : strellci
Registration date : 20/12/2008

MesazhTitulli: Që kompjuterët në rrjet të shohin njëri-tjetrin   Sat Dec 20, 2008 12:47 pm

NËSE KENI DISA kompjuterë në rrjet dhe ata ndajnë mes tyre lidhjen me internetin, duhet të jenë në gjendje të shohin dhe njëritjetrin e të shkëmbejnë dokumente mes tyre. Por, nganjëherë, Windows dështon në shkëmbimin automatik të dokumenteve mes kompjuterëve në rrjet. Në vazhdim do të gjeni disa zgjidhje për këtë problem. Filloni duke kontrolluar në firewall. Firewall të ndryshëm si ZoneAlarm dhe Norton Internet Security shpesh bllokojnë rrjetin lokal. Si një masë paraprake, filloni duke u shkëputur nga lidhja me internetin. Pastaj çaktivizoni çdo firewall që keni në kompjuter. Nëse është e mundur, aktivizoni vetëm një firewall. Është akoma aty problemi? Nëse po, kontrolloni rregullimet në firewall dhe shikoni se si mund ta bëni të përshtatshëm për rrjetin ku gjendet kompjuteri. Do të duhet të vendosni kompjuterët e tjerë në një “Zonë të Besuar” apo në ndonjë grup të ngjashëm.

Përsëriteni këtë proces me çdo kompjuter. Mos u rilidhni me internetin deri sa çdo firewall të funksionojësiç duhet. Ja edhe disa teknika ngaekspertët: Sigurohuni që të gjithë kompjuterët janë anëtarë të të njëjtit workgroup: Klikoni me butonin e djathtë mbi My Computer dhe zgjidhni Properties. Përpara do ju dalë System Properties. Klikoni te Computer Name. Nëse emri i workgroup nuk përshtatet me emrin e workgroup te kompjuterët tjerë, klikoni Change. Sigurohuni që sharing është aktiv: Klikoni me butonin e djathtë te My Network Places. Përsërisni të njëjtën gjë dhe me lidhjen aktive të rrjetit. Nëse File and Printer Sharing for Microsoft Networks është e paselektuar, selektojeni.

Shkoni tek folderi që dëshironi të shkëmbeni. Nëse ikona e folderit nuk ka një dorë të vogël nën të, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Sharing and Security. Pastaj klikoni Sharing, selektoni Share this folder on the network. Në Windows Vista, kjo ikonë e folderit duhet të ketë një foto të vogël të dy njerëzve në skajin e poshtëm të majtë. Nëse nuk e ka, klikoni me të djathtën dhe zgjidhni Share. Në kutinë dialoguese shkruani everyone në fushën e tekstit, klikoni Add, rregulloni nivelin e autorizimit (nëse dëshironi) dhe klikoni Share. Nëse kompjuterët ende nuk shohin njëri-tjetrin provoni hilen e fundit, e cila shpesh ka sukses: Klikoni <Windows>-R, shkruani shtegun deri tek kompjuteri tjetër në rrjet dhe shtypni <Enter>. Ky shteg i rrjetit duhet të jetë i paraprirë nga dy thyesa, i pasuar nga emri i kompjuterit në rrjet, si për shembull \\chris. Nëse kjo ka sukses, vendosni kompjuterët si disqe të rrjetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.dj-niti-a.piczo.com
 
Që kompjuterët në rrjet të shohin njëri-tjetrin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Paneli i Kontrollit (¯`·., :: Tutorials & Mesime-
Kërce tek: