ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hacker - Cracker

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
N!T!
V.I.P.
V.I.P.


Numri i postimeve : 153
Age : 21
Nga Jeni : strellci
Registration date : 20/12/2008

MesazhTitulli: Hacker - Cracker   Sun Dec 21, 2008 10:26 am

Hacker (anglisht, hacker = prerës) është emri që i jepet një personi që ka njohuri në programim kompjuterik (jo gjithnje), Teknologjit e informacionit, Sigurim kompjuterik dhe sidomos në njohtjen e kompjuterit në të githa fushat. Hakeri është një njeri që merret me përballimin e grishjeve mendore për te vepruar apo tejkaluar në mënyrë krijuese kufinjtë që i vihen, jo vetëm në fushat e interesuara të tij (zakonisht informatikën apo inxhenierinë elektronike) por në të gjitha lëmet e jetës se tij. Hakeri mund të cilësohet edhe si një njeri zelltar dhe kureshtar në fushën e informatikës dhe kompjuterikës që futet pa leje në kompjuterat (rrjetet kompjuterike) e qeverisë apo shoqërive (i shtyrë nga kureshtja për të mësuar më tepër) për të marrë informacionet që do.

Emërtimi haker përdorej rreth viteve '80 nga media dhe kultura popullore gabimisht për të treguar personin që hyn në një sistem apo rrjet të huaj kompjuterik pa leje me qëllim dëmtimin e tij, duke e ngatërruar me krakerin.

Në lëmin e kompjuter programimit hakeri është një programues që "mat e pret" ose arrin qëllimin e tij duke përdorur një rradhë ndryshimesh të shfrytëzimit apo zgjatjes së kodit (çelësit) apo burimit. Për disa njerëz, emri haker ka një famë të keqe dhe lidhet me personin që "kosit" ose përdor dhunë për të kryer detyra programuese të cilat janë të shëmtuara dhe të pasuksesshme. Trajta negative e emrit "hack" përdoret madje mes përdoruesve në kuptim pozitiv të hakerit.

Në fushën e sigurisë kompjuterike hakeri është një person i aftë të shfrytëzoje apo të hyje pa leje me anë të mjeshtrive e taktikave në një sistem kompjuterik. Kjo lidhet zakonisht me hakerat Black hats (kapele zinjtë). Kundërshtarët e tyre janë White hats (kapele bardhët) të cilet janë hakera me parime dhe etikë, që nuk dëmtojnë kurrë një sistem kompjuterik. Poashtu ka edhe Grey hats (Kapelat e përhirta). "Hakera" jo të mirfilltë që s´kanë shumë njohuri në programim apo në informatikë dhe që përdorin programe të gatshme nga të tjerët dhe dëmtojne çdo sistem të pambrojtur janë Script kiddies (fëmijë shkarravinash).

Në haker-kulturë, hakeri është një person që ka arritur një status të sigurt shoqëror dhe është i njohur midis antarëve të kulturës për kryerje të vlerave kulturore dhe një sasi të besueshme të diturisë teknike.

Krakeri

Krakeri (ang. cracker, quhet edhe Black hat - kapelezi) është emërtimi në fushën e informatikës që nënkupton:
një person që depërton në një sistem kompjuterik pa leje, me qëllim për t´a dëmtuar (fshirjen e sirtarëve, vjedhjen e numrave të kartave kreditore, vendosjen e vireve, etj.), për ta përdorur këtë kompjuter si urëkalim për sulme të tjera ose edhe për të shfrytëzuar aftësinë e tij njehsuese ose gjerësinë e kanalit të rrjetit.
një person që ndryshon kodin (çelësin) e softuerit për tu dëfryer (shpesh në softuerin e lojrave).

Me fjalë të shkurtra, Crakeri është një haker shkatërrues dhe keqbërës në rrjetet kompjuterike.

Grupe krakersh
RELOADED, ,
the-cube,
BLiZZARD,
CORE,
Razor 1911,
DEViANCE,
Kalisto,
W-P-W,
H2O,
L4NZ=l0T
ParadoX,
Fairlight,
Dynamic Duo,
Ebola Virus Crew,
Anti-RAM,
Section 8,
TBC,
German Cracking Service ,
Team Eclipse,
TSRh


Craker të famshëm

David L. Smith
Gjonatan Gjejms
Kevin Mitnik
Kevin Poulsen
Markus Hes
Vladimir Levin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.dj-niti-a.piczo.com
 
Hacker - Cracker
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Paneli i Kontrollit (¯`·., :: Hacking-
Kërce tek: