Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Çfarë ushqimi për secilën shenjë...

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
ACIDI
Admin
Admin
ACIDI


Numri i postimeve : 221
Age : 31
Nga Jeni : Deqan
Registration date : 19/12/2008

Çfarë ushqimi për secilën shenjë... Empty
MesazhTitulli: Çfarë ushqimi për secilën shenjë...   Çfarë ushqimi për secilën shenjë... I_icon_minitimeSun Dec 21, 2008 4:38 am

Makrobiotika, vegjetariania, ushqimi i kontrolluar, dietat rigoroze...janë disa nga përpjekjet e njeriut modern që jetën e tij ta kalojë me sa më pak probleme shëndetësore. Këtë gjithsesi duhet përkrahur.
Megjithatë, a i përshtatet çdonjërit prej nesh mënyra makrobiotike e të ushqyerit? Ose mënyra vegjetariane? Ose ndonjë e tretë?

Në veprën hyrëse "Astro lonca" do të bëjmë përpjekje që ta dëshmojmë harmoninë ndërmjet ushqimit dhe shenjës së horoskopit, sepse do ta shihni që, për shembull, peshorja, e cila në sasi të mëdha i konsumon ëmbëlsirat (të cilat si fëmijë i Venerës i adhuron), mund ta shkatërrojë seriozisht shëndetin e saj.

Pra, të nisim me rendin e horoskopit:
Dashi
Udhëheqës, luftëtar, ose euforik ose depresiv, temperamentin e tij të fortë mund ta zbusë me ushqim të lehtë, kryesisht me perime, me pak mish, pa pije të forta alkoolike dhe pa duhan.
Perimet e gjelbra dhe të kuqe, spinaqin, lakrat, rrepat e vegjël, panxharin e kuq duhet t’i kemi në racionet tona të përditshme, sepse përmbajnë hekur, i cili i nevojitet aq shumë dashit që ka predispozita potenciale për anemi. Për të njëjtin shkak duhet ngrënë sa më shumë pemë të kuqe: qershi, vishnjë, kumbulla të kuqe, rrush serezi.
Për shtendosje më së miri është të hahen rrushi i kaltër, kumbullat e kaltra, pemët me ngjyrë të kaltër përgjithësisht.

Demi
Me temperament melankolik, por me shëndet të mirë, demi i do sportet, por edhe jetën e qetë e komode. Demi ka apetit të mirë, e do ushqimin, nganjëherë është grykës, e do alkoolin, në mënyrë të veçantë pijet luksoze.
Demat e duan kuzhinën dhe është interesante e dhëna, kundruar nga aspekti historik, sipas së cilës helmueset më të njohura kanë qenë të lindura pikërisht në këtë shenjë.
Duke e lënë anash shakanë, lirisht uluni pranë tavolinës, të cilën me shkathtësi të madhe e ka përgatitur demi. Meqenëse është i prirë të trashet, sidomos në vitet e pjekurisë, i rekomandohet që ta kufizojë apetitin.
Demave u përgjigjen jashtëzakonisht pemët e kaltra: kumbullat, manaferrat, rrushi...

Binjakët
Fëmijët e Merkurit, me gjithë paqëndrueshmërinë e tyre, janë shumë simpatikë, vitalë, rinorë dhe përplot energji fizike. Me një fjalë kjo shenjë përjetësisht u takon njerëzve të rinj, të shpejtë, të cilët në mënyrë imperative ecin në hap me kohën, ndaj para të gjithëve ata do ta pranojnë makrobiotikën, vegjetarinë dhe secilin trend tjetër nutricionistik.
Binjakët e duan zierjen, i duan gjellët e reja dhe recetat e reja, por në aspektin e të ushqyerit janë shumë nazeli. Pasi që nuk pëlqejnë të qëndrojnë gjatë ulur rreth tavolinës, më me kënaqësi përcaktohen për shujta të pakta dhe të shpeshta të cilat ta kujtojnë koktejin. Sidomos i pëlqejnë kuzhinat ekzotike të vendeve të largëta.
Nga prodhimet e vendit duhet të përdorin sa më shumë perime dhe pemë të ngjyrës indigo, si për shembull; patëllxhanin, rrushin, manaferrat, qershitë e murrme.
Rreptësisht u ndalohet duhani dhe u rekomandohet pushimi.

Gaforrja
Gaforrja sensibile e adhuron vatrën e shtëpisë, pastat dhe ëmbëlsirat, me çka i kompenson vuajtjet e dashurisë dhe problemet e jetës.
Në pikëpamje të ushqimit nuk është nazelie – ha gjithçka, por për shkak të barkut të ndjeshëm duhet që t’i shmangë pijet e forta alkoolike, duhanin dhe ushqimin djegës, me gjithë apetitin e mirë. Rëndom trashja është pasojë e situatave fatkeqe emocionale.
Gaforreve u rekomandohen perimet dhe pemët me mbështjellës të verdhë, si: speci, patatja, kungulli, banania, ananasi, dardha, grejpi, limoni.

Luani
Zjarri, Dielli, drita, bollëku, janë simbole të luanit, shenjës më kërkuese të Zodiakut. Ai do nga jeta më të mirën, sepse mendon se kjo i përket, ndaj për këtë harxhon shumë para për të gjitha llojet e kënaqësive, duke përfshirë këtu edhe ushqimin.
Luani në tryezë është mjaft nazeli dhe kërkues, e çmon cilësinë më shumë se çdo shenjë tjetër e Zodiakut. Ushqimin e vet duhet ta organizojë në varësi nga fakti se a ka probleme me shtypjen e lartë apo me shtypjen e ulët. Kjo, kuptohet, ka të bëjë edhe me kafenë. Duhanin duhet ta shmangë.
Klorofili është ai që i duhet luanit, ndaj për këtë është e nevojshme që në ushqim të përfshijë sasi më të mëdha të perimeve të gjelbra: lakrës me gjethe, lakrës, radhiqes...

Virgjëresha Virgjëresha precize e mat me gram çdo zarzavate që përfshihet në shujtën ditore, e cila nuk ka kufizime në pikëpamje të shumëllojshmërisë, por ka kufizime në aspektin e sasisë: për shkak të sistemit të ndjeshëm të tretjes Virgjëresha nuk bën të hajë shumë ushqim përnjëherë dhe as të konsumojë pije të forta alkoolike.
Perimet e gjelbra gjethore dhe, përgjithësisht perimet e shumta janë ato që u duhet patjetër të lindurve në këtë shenjë.
Gjatë kohës së të ushqyerit do të duhej pirë një gotë ujë, e cila paraprakisht kishte qëndruar në dritë të gjelbër (poç i gjelbër) të paktën 30 minuta.

Peshorja
Ajo që mund të supozohet për shenjat e tjera të Zodiakut, për peshoren dihet botërisht: fjala është për helmet të cilat i merr nëpërmjet ushqimit, me çka e shkatërron shëndetin e vet, paçka se mund të thuhet se është shumë i mirë. Për këtë peshoret duhet t’i shmangin duhanin, alkoolin dhe ushqimin e rëndë, sidomos biberin, kafenë e zezë, çokollatën, sheqerin e bardhë dhe kripën industriale. Do të thotë, duhet të konsumojnë kripë deti dhe mjaltë në vend sheqerit (madje në pije të nxehta – vetëm se duhet të pritet ftohja e tyre, sepse nxehtësia i shkatërron përbërësit e dobishëm të mjaltit).
Nga zarzavatet e tjera peshoreve u pëlqejnë: vaji i ullirit, mishi i pulës dhe mishi i viçit. Pemët me ngjyrë portokalli: mango, ftoi japonez, mandarina, pjeshka e verdhë, kajsia, pjepri, molla, karota, do të duhej të ishin përherë në tryezën e peshores.

Akrepi
Akrepi i fortë e do ushqimin pikant, në gjithçka e tepron, madje edhe pi shumë. Për shkak të problemeve të mundshme me zorrën e trashë, në vend të ushqimit të rëndë e të biberosur, të cilin e ka aq për qejf kjo shenjë, rekomandohet ushqimi i lehtë.
Pemët të cilat i rekomandohen akrepit janë: rrushi, manaferrat, kumbullat e kaltra, kungulli, banania, ananasi, dardha, limoni, grejpi.
Perimet të cilat akrepi duhet t’i ketë gjithnjë në tavolinë janë: patatja, speci i verdhë, patëllxhani.

Shigjetari
Shigjetari i pabrenga lehtë mund të vuajë nga mbipesha ne qoftë se nuk ia ndal hovin apetitit të mirë, ndërsa trashet kryesisht në pjesën e kofshëve dhe të brinjëve.
Kjo shenjë e horoskopit kënaqet me ushqimin, prandaj dietat, të cilat duhet t’i mbajë sipas udhëzimit të mjekut, asaj i shkaktojnë zemërim.
Ushqimin e shigjetarit duhet ta pasurojmë me perime e pemë me ngjyrë vjollce: patëllxhanin, panxharin e kuq dhe rrushin e murrmë.
Është mirë që shigjetari, gjatë ushqimit të tij, ta pijë edhe një gotë ujë e cila paraprakisht kishte qëndruar 30 minuta në dritën me ngjyrë vjollce.

Bricjapi
Pasi që në jetën e bricjapit nuk ka vend për ndonjë gjë pa të cilën nuk mundet, ai është mjaft modest në kërkesat e tij lidhur me ushqimin dhe mënyrën e jetës. Përgjithësisht, bricjapi e merr vetëm atë që është më e domosdoshme për jetë: nuk pi kafe të zezë dhe pije të shtrenjta, nuk ushqehet ne restorantet luksoze.
Bricjapi ka konstruksion eshtëror dhe në parim nuk do të duhej të kishte probleme me kilogramët, megjithatë do të duhej të merrte ushqim që përmban pak yndyra për shkak të kolesterolit. Ushqimi ideal: gjithçka që është e bardhë - djathi, qumështi, mishi i zogut...
Perimet dhe pemët të cilat rekomandohen në mënyrë të veçantë për bricjapin janë spinaqi, rrepa e vogël, panxhari i kuq dhe rrushi i kuq.

Ujori Ujori, i çmuar si Promethe për shkak të lartësive të tij spirituale e intelektuale, është mbështetës i kuzhinës vegjetariane dhe makrobiotike me dëshirën që gjallesat të mos vuajnë për shkak të tij.
Ujori ka forcën e mendjes, por jo edhe shumë energji fizike (Dielli në ekzil), prandaj ka nevojë për më shumë pushim, gjumë, ritëm të rregullt jetese dhe ushqimi.
Megjithëse nuk ka kufizime në pikëpamje të të ushqyerit, veç atyre që ia imponojnë vetvetes, ujori do të duhej të hante pemë dhe perime të të gjitha llojeve, përveç atyre që janë të tharta. Nga erëzat më e dobishme është kripa e detit.

Peshqit
Shenja më komplekse e Zodiakut, peshqit, ikën nga jeta e përditshme edhe sa i përket të ushqyerit. Bashkësundimtari Jupiteri i krijon apetit të mirë, ndaj mes peshqve ka shumë njerëz të trashë, madje tepër të trashë.
Rruga e dytë e ikjes është në alkoolizëm, pilulomani dhe drogë, prandaj psikiatri është mjeku më i vizituar nga kjo shenjë.
Peshqve së tepërmi u bëjnë mirë perimet e ziera taze dhe pemët e ngjyrës indigo në të kaltër dhe pemët e kaltra: patëllxhani, kumbullat, rrushi, manaferrat...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.sgh-team.tk
shqipts
S.Moderator
S.Moderator
shqipts


Numri i postimeve : 62
Age : 31
Nga Jeni : isniq
Registration date : 15/01/2009

Çfarë ushqimi për secilën shenjë... Empty
MesazhTitulli: Re: Çfarë ushqimi për secilën shenjë...   Çfarë ushqimi për secilën shenjë... I_icon_minitimeSat Jan 24, 2009 6:34 am

eeeee po fort e paske shkru mas mirti per peshoren sikur se jom une edhe ja paske qillu :p
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://windows-king.tk/
 
Çfarë ushqimi për secilën shenjë...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Diskutime të ndryshme (¯`·., :: Horoskopi-
Kërce tek: