Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ACIDI
Admin
Admin
ACIDI


Numri i postimeve : 221
Age : 31
Nga Jeni : Deqan
Registration date : 19/12/2008

Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod Empty
MesazhTitulli: Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod   Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod I_icon_minitimeSun Dec 21, 2008 4:18 am

Telefonat celularë janë bërë pjesë e jetës së njeriut në atë masë sa njerëzit nuk ndahen prej tyre derisa hanë, flenë, e madje edhe derisa janë në tualet, mirëpo kohëve të fundit pa të nuk duan të shkojnë as në varr.

Trendi më i ri i cili askënd nuk na lë indiferent është se njerëzit në fund të jetës kërkojnë që të varrosen së bashku me celularin apo iPodin.

“Nuk është e çuditshme kur ndonjë i ri në agoni të kërkojë që në varr të merr celularin apo MP3 playerin e tij. Mu para pak kohe një njeri ka kërkuar të varroset me lodrën e tij Gameboy”, ka zbuluar Noelle Potwin, punëtore e ndërmarrjes për varrime “Hollywood Forever”.

Mirëpo, shembujt e gjetur në mbarë botën flasin se ky nuk është problem vetëm me Amerikën, prandaj kështu edhe në Kanada, Britani të Madhe dhe Amerikë Jugore njerëzit po ashtu dëshirojnë të varrosen me celularin e tyre.

“Këto gjëra kanë filluar të ndodhin para pesë-gjashtë vitesh, e kërkesat e çuditshme janë në rritje të vazhdueshme. Nuk do të më çudiste nëse për disa nga vitet e ardhshme të fillojnë të ndodhin gjëra tjera më të mëdha duke marrë parasysh avancimin e teknologjisë”, ka thënë Frank Perman, pronari i një ndërmarrje për varrime në Pittsburg të SHBA-ve.

“Një grua ka kërkuar që burri i saj të varroset me telefon që të mund ta thërras, madje ka bërë parapagimin rregullisht, vetëm për të dëgjuar se si telefoni cingëron. Këtë e ka bërë derisa bateria nuk është zbrazur”, ka shtuar Perman.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.sgh-team.tk
 
Njerëzit shkojnë në varr me celular dhe iPod
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Diskutime të ndryshme (¯`·., :: Kuriozitete-
Kërce tek: