ForumPortalCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Piloti: Nuk jam i kualifikuar të aterroj

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ACIDI
Admin
Admin


Numri i postimeve : 221
Age : 24
Nga Jeni : Deqan
Registration date : 19/12/2008

MesazhTitulli: Piloti: Nuk jam i kualifikuar të aterroj   Sun Dec 21, 2008 4:17 am

Një pilot që ka drejtuar një aeroplan me 80 udhëtarë nga qyteti britanik Cardiff deri në kryeqytetin francez Paris, u ka thënë atyre: "Duhet të kthehemi, nuk jam i kualifikuar të aterroj".

Piloti e mori vendimin pasi që mjegulla e dendur ia zvogëloi dukshmërinë në 700 metra në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit, dhe u ka thënë udhëtarëve se nuk ishte i trajnuar sa duhet për të aterruar aeroplanin në kushte të tilla.

Prandaj, ai fluturoi 300 milja prapa në aeroportin e Cardiff, edhe pse ishte nisur vetëm pak orë më parë.

Udhëtarja 29-vjeçare, Cassandra Grant, e cila pagoi 220 funte për biletën e kompanisë Flybe, tha: "Jemi njëzet minuta larg Parisit, ka thënë kapiteni, 'Ata janë duke kërkuar nivelin e dytë të kualifikimit dhe unë e kam vetëm nivelin e pestë. Na duhet të kthehemi mbrapsht?’.

Kompania ajrore Flybe i qëndroi prapa pilotit të vet, i cili ka përvojë mbi 30-vjeçare.

Përderisa Autoriteti i Aviacionit Civil ka shtuar: “Ai ka bërë gjënë e duhur. Nëse do të aterronte në Paris ai do të mund të arrestohej. Kjo punë nuk është sikur të vozitësh një automjet me të cilin mund të ndalesh dhe të shikosh në ndonjë doracak"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.sgh-team.tk
 
Piloti: Nuk jam i kualifikuar të aterroj
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: ¸.·´¯) Diskutime të ndryshme (¯`·., :: Kuriozitete-
Kërce tek: